Sport

Guardiola, i 'nervozuar' nga pyetja, nëse do të largohet: “Nuk dua të largohem!”...

Trajneri i Manchester Cityt ka folur sërish për dëshirën e tij për të trajnuar një ekip kombëtar në të ardhmen

8 Mars 2024, 12:30 Nga DOSJA

Guardiola, i 'nervozuar' nga pyetja, nëse do të largohet:

ANGLI - Deklaratat e përsëritura të Pep Guardiolës për dëshirën e tij për të trajnuar një ditë një skuadër kombëtare, që të jetë në gjendje të përjetojë një Kupë Bote, një  Eurokupë, apo edhe një Copa América nga pankina, bëjnë që ai të pyetet për të ardhmen e tij pothuajse sa herë që jep një intervistë.

Me këtë rast ka ndodhur pas ndeshjes së dytë të 1/8-tës të Champions League mes  Manchester City dhe Copenhagen. Kur ai po vlerësonte klasifikimin në mikrofonat “TNT Sports Brasil”, ai u befasua nga një pyetje që u vu në pikëpyetje.

"Është hera e shtatë radhazi që kualifikoheni për në çerekfinale. Mendoni se njerëzit do ta kuptojnë përmasat e kësaj, kur ju të largoheni?"- ishte pyetja. Për të cilën ai u përgjigj me forcë: “Nuk dua të largohem!”

Dhe për dëshirën e tij për të trajnuar një ekip kombëtar, ai e shpjegoi: "Vetëm sepse dikush ka një ëndërr, ose një dëshirë, nuk do të thotë se do të ndodhë. Nëse ndodh mirë dhe nëse nuk ndodh gjithashtu mirë. Në thelb është se unë do të doja të isha trajner në një Kupë Botërore”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll