Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash në orët e mesditës, pas orëve të mesditës pritet mot i kthjellët me vranësira të pakta në relievet malore verilindje–juglindje të vendit.

8 Mars 2024, 07:11 Nga N.F
Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash në orët e mesditës, pas orëve të mesditës pritet mot i kthjellët me vranësira të pakta në relievet malore verilindje–juglindje të vendit. Parashikohen reshje shiu të dobta të izoluara në veri në orët e mesditës.

Prezencë të reshjeve të dobta të borës në Alpe. Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim me shpejtësi 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 8-10m/sek shoqëruar me valëzim të forcës 1ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -2 deri 10°C
në zonat e ulëta 2 deri 17°C
në zonat bregdetare 3 deri16 °C

parashhikimi i motit

Sondazh

Poll