Bota

"Mbështetja ndaj Ukrainës nuk ka kufinj"/ Medvedev i përgjigjet Macron: Rusia nuk ka më vija të kuqe për Francën

Në lidhje me këtë deklaratë Medvedev përmes një postimi në llogarinë e tij në "X" ka shkruar se Rusia nuk ka vijë të kuqe për Francën.

8 Mars 2024, 07:20 Nga N.F
"Mbështetja ndaj Ukrainës nuk ka kufinj"/ Medvedev i
 Dmitry Medvedev

RUSI- Nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev ka reaguar në lidhje me deklaratat e presidentit francez, Emmanuel Macron i cili u shpreh se Franca nuk ka vijë te kuqe dhe as kufij në mbështetjen e tyre ndaj Ukrainës. Në lidhje me këtë deklaratë Medvedev përmes një postimi në llogarinë e tij në "X" ka shkruar se Rusia nuk ka vijë të kuqe për Francën.

Ai gjithashtu publikoi edhe deklaratën e Macron duke cituar Le Monde dhe më pas shtoi se nëse kjo mbështetje e Francës ndaj Ukrainës është e pakufij dhe nuk ka vijë të kuqe atëherë as Rusia nuk ka një vijë të kuqe ndaj Francës.

"Macron ka thënë, "nuk ka më vija të kuqe, nuk ka më kufij" në drejtim të mbështetjes së Ukrainës (Le Monde). Atëherë kjo do të thotë se Rusia nuk ka më vija të kuqe për Francën," shkruan Medvedev.

lufta ukraine-rusi franca dmitry medvedev emmanuel macron

Sondazh

Poll