Bota

E rëndë në Kanada/ Vriten brenda shtëpisë 2 fëmijë dhe 2 të rritur, në kërkim autori

Policia mbërriti në vendin e krimit pasi u njoftua se ishin dëgjuar të shtëna. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit kanadez, Mark Sutcliffe, e quajti atë një nga incidentet më tronditëse të dhunës në historinë e qytetit tonë në një postim në rrjetet sociale.

7 Mars 2024, 21:12 Nga S.N
E rëndë në Kanada/ Vriten brenda shtëpisë 2
Foto Ilustrim

KANADA- Dy të rritur dhe katër fëmijë u vranë brenda një shtëpie në një periferi të Otavës, njoftoi sot policia në Kanada . Vrasja masive ndodhi natën e së mërkurës vonë në periferi të Barhaven.

"Është padyshim një skenë e tmerrshme," tha shefi i policisë Eric Stamps për CBC pa hyrë në detaje rreth rrethanave të krimit brutal.

Policia mbërriti në vendin e krimit pasi u njoftua se ishin dëgjuar të shtëna. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit kanadez, Mark Sutcliffe, e quajti atë një nga incidentet më tronditëse të dhunës në historinë e qytetit tonë në një postim në rrjetet sociale.

Policia ka arrestuar një të dyshuar i cili po merret në pyetje, ndërsa një i lënduar është dërguar në spital. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e viktimave.

Vrasjet masive janë të rralla në Kanada. Në dhjetor 2022, një burrë qëlloi dhe vrau pesë persona në një periferi të Torontos përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.

Në shtator të atij viti, një burrë goditi me thikë 11 persona në provincën e Saskatchewan. Autori vdiq nga mbidoza e kokainës menjëherë pas arrestimit.

kanada vrasje

Sondazh

Poll