Bota

500 zogj të ngordhur në bregun perëndimor të Francës, shkak kushtet e këqija atmosferike

Antoine Prevel, një vullnetar i organizatës jofitimprurëse Sea Shepherd, vuri në dukje se disa zogj deti gjenden të ngordhur në bregdetin francez në fund të çdo dimri, por jo në një shkallë kaq të madhe.

7 Mars 2024, 22:33 Nga S.N
500 zogj të ngordhur në bregun perëndimor të Francës,
Foto Ilustrim

FRANCË- Më shumë se 500 zogj deti janë gjetur të ngordhur që nga fillimi i vitit përgjatë bregut perëndimor të Francës , të rraskapitur nga stuhitë jashtëzakonisht të forta të dimrit që i pengojnë ata të ushqehen, thotë Unioni Francez për Mbrojtjen e Zogjve.

Antoine Prevel, një vullnetar i organizatës jofitimprurëse Sea Shepherd, vuri në dukje se disa zogj deti gjenden të ngordhur në bregdetin francez në fund të çdo dimri, por jo në një shkallë kaq të madhe. Shkencëtarët vlerësojnë se zogjtë e detit ngordhën nga lodhja për shkak të kushteve të këqija atmosferike. 

" Ndryshimi i klimës është shkaku kryesor, pasi rrit frekuencën dhe intensitetin e stuhive, veçanërisht stuhitë e dimrit," shpjegoi Jerome Fort i Qendrës Kombëtare të Kërkimit Shkencor të Francës.

"Helmimi me mikroplastikë dhe ndotja kimike gjithashtu mund të varfërojnë zogjtë e detit, të cilët po kërkojnë ushqim gjithnjë e më afër bregut për shkak të ndryshimeve klimatike dhe peshkimit të tepërt", shtoi Fort.

zogjte france

Sondazh

Poll