Bota

Franca mbështet kandidaturën e Mark Rutte për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s

Mandati i Sekretarit aktual të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg përfundon më 1 tetor 2024.

7 Mars 2024, 21:18 Nga S.B
Franca mbështet kandidaturën e Mark Rutte për Sekretar të
Gabriel Attal dhe Mark Rutte

HOLANDË- Kryeministri francez Gabriel Attal deklaroi se qeveria franceze mbështet kandidaturën e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, për postin e sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s në zgjedhjet e kësaj vere. Gjatë vizitës së tij në Holandë dhe në një konferencë të përbashkët për shtyp me Rutte, zyrtari francez shpjegoi mbështetjen e Parisit, duke theksuar përvojën e Rutte si kreu i qeverisë holandeze dhe aftësinë e tij për të ndërtuar koalicione.

"Ne mbështesim kandidaturën e Mark Rutte për NATO-n, duke pasur parasysh përvojën e tij, aftësinë e tij për të ndërtuar një koalicion shumë të gjerë dhe aftësinë e tij për të vepruar për sigurinë tonë kolektive," tha Attal.

Mandati i Sekretarit aktual të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg përfundon më 1 tetor 2024. Më 22 shkurt, Politico raportoi se presidenti amerikan Joe Biden mbështet emërimin e Mark Rutte si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s pas skadimit të mandatit të Stoltenberg.

mark rutte gabriel attal

Sondazh

Poll