Bota

Zelenskyy të premten në Turqi, takim me presidentin Erdogan

Rusia u tërhoq nga marrëveshja e grurit në korrik, duke thënë se ajo ishte injoruar pasi kishte kërkuar kushte më të mira për eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave.

7 Mars 2024, 21:51 Nga E. D
Zelenskyy të premten në Turqi, takim me presidentin Erdogan
Volodymyr Zelenskyy

TURQI- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy do të jetë nesër në Turqi për bisedime me homologun e tij Recep Tajip Erdogan. 

"Të dy udhëheqësit do të diskutojnë rrjedhën e luftës, marrëveshjen e grurit të Detit të Zi dhe marrëdhëniet dypalëshe," tha Presidenca turke. 

Rusia u tërhoq nga marrëveshja e grurit në korrik, duke thënë se ajo ishte injoruar pasi kishte kërkuar kushte më të mira për eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave.

Turqia, e cila fillimisht ndihmoi në ndërmjetësimin e marrëveshjes së bashku me OKB-në, është përpjekur të bindë Rusinë që t'i kthehet nismës. Gjithashu Rusia ka thënë se nuk është e interesuar ta ringjallë atë.

volodymyr zelenskyy recep tajip erdogan

Sondazh

Poll