Bota

Biden për anëtarësimin e Suedisë në NATO: Putin jo vetëm që nuk na përçau por na bëri më të fortë

Biden theskoi vlerat demokratike të aleancës, duke shtuar se me anëtarësimin e Suedisë NATO do të vazhdojë të qëndrojë për lirinë dhe demokracinë.

7 Mars 2024, 20:37 Nga S.N
Biden për anëtarësimin e Suedisë në NATO: Putin jo
Joe Biden

SHBA- President i SHBA-ve Joe Biden ka bërë një deklaratë sa i përket anëtarësimit zyrtar të Suedisë në aleancën ushtarakë NATO. Në deklaratën e tij ai nuk la pa përmendur synimet e Putinit për dobësimin e Evropës dhe përçarjen e NATO-s. Ai gjeti momentin për t`i theskuar atij se që prej pushtimin rus të Ukrainës, jo vetëm që aleanca nuk u dobësua por u bashkua duke u bërë më e fortë.

“Kur Putin filloi luftën e tij brutale të agresionit kundër popullit të Ukrainës, ai mendoi se mund të dobësonte Evropën dhe të përçante NATO-n. Në vend të kësaj, në maj 2022, Suedia dhe Finlanda, dy nga partnerët tanë të ngushtë, me dy ushtarakë shumë të aftë – morën vendimin historik për të aplikuar për anëtarësim të plotë në NATO. Anëtarët e Aleancës ratifikuan anëtarësimin e Finlandës vitin e kaluar përpara samitit tonë historik në Vilnius. Dhe, me shtimin e Suedisë sot, NATO qëndron më e bashkuar, e vendosur dhe dinamike se kurrë – tani 32 kombe të forta”, tha Biden.

Biden theskoi vlerat demokratike të aleancës, duke shtuar se me anëtarësimin e Suedisë NATO do të vazhdojë të qëndrojë për lirinë dhe demokracinë. Këtë verë do të organizohet Samiti i 75-vjetorit të krijimit të NATO-s në SHBA, duke përmendur këtë ai tha se mezi pret që të shikojë 32 vendet anëtare së bashku në Washington.

“Sot, ne ripohojmë edhe një herë se vlerat tona të përbashkëta demokratike - dhe gatishmëria jonë për t'u mbrojtur për to - është ajo që e bën NATO-n aleancën më të madhe ushtarake në historinë e botës. Është ajo që i tërheq kombet drejt kauzës sonë. Është ajo që mbështet unitetin tonë. Dhe së bashku me aleatin tonë më të ri, Suedinë, NATO-n do të vazhdojë të qëndrojë për lirinë dhe demokracinë për brezat që do të vijnë. Mezi pres të pres të gjithë 32 aleatët për Samitin e 75 - vjetorit të NATO-s këtë verë në Washington“, tha Biden.

joe biden nato suedia

Sondazh

Poll