Bota

Asnjë nga fotot e Kate Middleton me fytyrën e enjtur nuk është publikuar nga mediat, çfarë thotë redaktori mbretëror

Të gjitha mediat me bazë në Mbretërinë e Bashkuar vendosën që të mos i publikojnë ato pamje për një arsye shumë të fortë.

7 Mars 2024, 21:05 Nga S.N
Asnjë nga fotot e Kate Middleton me fytyrën e enjtur nuk
Kate Middleton

MBRETËRI E BASHKUAR- Të gjithë keni parë fotot e Kate Middleton pas daljes nga spitali, mirëpo ndoshta nuk e keni vënë re një fakt. Asnjë nga ato foto, ku Dukesha duket e enjtur në fytyrë teksa po rikuperohet nga operacioni, nuk janë publikuar nga mediat britanike. Të gjitha mediat me bazë në Mbretërinë e Bashkuar vendosën që të mos i publikojnë ato pamje për një arsye shumë të fortë.

“Ka foto paparacësh të Princeshës së Uellsit. Ne nuk po i publikojmë për respekt për privatësinë e saj, teksa ajo shërohet nga operacioni që ka kryer.  Me sa di unë, asnjë  gazetë tjetër britanike nuk i ka publikuar fotografitë. Pallati mbretëror gjithashtu ka apeluar që Kate të shërohet privatisht, diçka që shtypi britanik e ka respektuar”, ka thënë redaktori mbretëror i ITV, Chris Ship. Kate Middleton ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale, por nuk janë dhënë më shumë detaje.

kate middleton familja mbreterore

Sondazh

Poll