Bota

"Gudulisi gjoksin" e statujës së famshme në Rusi, influencuesja përballet me 5 vite burg (VIDEO)

Avokatja e Agafonova apeloi në gjykatë, duke cituar se ajo nuk ka ndërmend të fshihet nga hetimi dhe e kupton gabimin e saj.

7 Mars 2024, 15:52 Nga S.B
"Gudulisi gjoksin" e statujës së famshme në Rusi,
Alena Agafonova

RUSI- Një influencuese ruse po përballet me pesë vite burg për një video ku ajo "gudulis gjoksin" e një statuje të famshme lufte. Alena Agafonova, ishte detyruar të kërkonte falje publike për gjestin e saj në rrjetet sociale. Agafonova, doli në gjykatë duke u lutur për arrest shtëpiak.

Në vend të kësaj, ajo u urdhërua të qëndronte në paraburgim deri më 2 prill, me çështjen e plotë gjyqësore në pritje. Avokatja e Agafonova apeloi në gjykatë, duke cituar se ajo nuk ka ndërmend të fshihet nga hetimi dhe e kupton gabimin e saj.

Agafonova përballet me deri në pesë vjet burg për "përdhosje të një vendi varrimi" dhe "veprime cinike që shpërfillin normat e moralit". Një burim i pranishëm në gjyq tha se Agafonova "qan gjatë gjithë kohës" dhe ajo ishte dukshëm e mërzitur në gjykatë. Pamjet treguan Agafonova të prangosur ndërsa një oficer lexonte padinë e saj.

"Gudulisi gjoksin" e statujës së famshme në Rusi,
Alena Agafonova

Ai tha: Unë po ju informoj se departamenti i hetimit për rrethin qendror të Volgogradit ka një çështje penale kundër jush për përdhosjen e një simboli të lavdisë ushtarake të Rusisë, fyerje për kujtimin e mbrojtësve të atdheut, kryer me përdorimin e internetit…

Statuja 85 metra e një gruaje që mban një shpatë përkujton një skenë të një prej betejave më epike të Luftës së Dytë Botërore. Influencuesja u fsheh në Sri Lanka për gjashtë muaj menjëherë pasi u realizua filmimi, pasi ajo u fut në listën e kërkuar të Rusisë pas incidentit. Pas kthimit të saj në vend, ajo u arrestua menjëherë dhe u dërgua në Volgograd për të dalë në gjyq.

Morali i ri i Putinit gjuan këdo që sfidon "vlerat tradicionale", duke vendosur dënime të ashpra ndaj tyre.

rusi alena agafonova putin

Sondazh

Poll