Bota

Sulmet terroriste në Nigerinë verilindore/ Kryengritësit islamikë rrëmbejnë 50 persona

Luftëtarët e Boko Haram dhe Provinca e Afrikës Perëndimore të Shtetit Islamik, ISWAP kanë operuar kryesisht në shtetin Borno në verilindje, duke synuar forcat e sigurisë dhe civilët, duke vrarë dhe zhvendosur dhjetëra mijëra njerëz. 

7 Mars 2024, 15:44 Nga E. D
Sulmet terroriste në Nigerinë verilindore/ Kryengritësit
foto ilustruese

NIGERI- Kryengritësit e dyshuar islamikë rrëmbyen 50 persona, kryesisht gra në Nigerinë verilindore këtë javë. Luftëtarët e Boko Haram dhe Provinca e Afrikës Perëndimore të Shtetit Islamik, ISWAP kanë operuar kryesisht në shtetin Borno në verilindje, duke synuar forcat e sigurisë dhe civilët, duke vrarë dhe zhvendosur dhjetëra mijëra njerëz. Incidenti i fundit ndodhi të hënën në zonën e largët Gamboru, e cila ndan një kufi me Çadin dhe Kamerunin.

Zyrtari, i cili nuk pranoi të përmendet për shkak se nuk ishte i autorizuar të fliste për mediat, tha se grupi prej të paktën 50 personash nga një kamp për personat e zhvendosur brenda vendit, shkoi për të mbledhur dru zjarri në brigjet e liqenit Çad.

Zyrtari tha se ata u zunë në pritë nga persona të armatosur dhe u detyruan të ecnin nëpër shtigje me shkurre drejt Çadit fqinj. Barkindo Saidu, kreu i agjencisë së urgjencës në Borno, tha se ai po udhëtonte në zonë për të vlerësuar situatën, por nuk ishte ende gati të deklaronte njerëzit të zhdukur.

Sondazh

Poll