Politike

Projekt-ligjet kaluan me 68 vota/ Grupi Parlamentar i PD: Votimi të shpallet i pavlefshëm, mungon kuorumi

Shkak për këtë kërkesë është bërë fakti se nuk është garantuar kuorumi i nevojshëm për votimin dhe se ishte në shkelje të Kushtetutës.

7 Mars 2024, 15:27 Nga I.A
Projekt-ligjet kaluan me 68 vota/ Grupi Parlamentar i PD: Votimi të
Kuvendi

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla shpalljen të pavlefshme votimin gjatë seancës së sotme plenare. Shkak për këtë kërkesë është bërë fakti se nuk është garantuar kuorumi i nevojshëm për votimin dhe se ishte në shkelje të Kushtetutës.

Në seancë dhe pas përfundimit të saj, nënkryetari i PD-së Gazment Bardhi akuzoi vazhdimisht, Felajn se i kaluar ligjet pa u plotësuar kuorumi që duhet. Sipas Bardhit, referuar rregullores së Kuvendit, duhen të paktën 71 vota për të miratuar një ligj, ndërkohë sot votuan për prezencën vetëm 68.

seance plenare 7 mars 2024

Sondazh

Poll