Politike

"Rezikoi jetën e Mitsotakis dhe Zelenskyy", Rama: Dënojmë fuqishëm sulmin me raketa ruse në Odessa

Autokolona e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e cila ndodhej 150 metra larg delegacionit grek të kryesuar nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, u sulmua nga një raketë ruse një ditë më parë.

7 Mars 2024, 12:56 Nga r.ll
"Rezikoi jetën e Mitsotakis dhe Zelenskyy", Rama:
volodymyr zelensky dhe edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin e djeshëm me raketa ruse në Odessa pak larg vendtakimit të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. 

Në një postim në "X", Rama shkruan se dënon fuqishë. sulmin dhe që rrezikoi jetën e dy liderëve. Kryeministri i konsideron këto sulme si provokime të pamatura dhe të rrezikshme.

POSTIMI

Ne dënojmë fuqishëm sulmin me raketa ruse në Odessa që rrezikoi jetën e kryeministrit Mitsotakis të Greqisë, mikut dhe aleatit të përkushtuar të NATO-s dhe Presidentit Zelensky, të cilin pata kënaqësinë ta prisja javën e kaluar në Tiranë. Këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme.

Autokolona e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e cila ndodhej 150 metra larg delegacionit grek të kryesuar nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, u sulmua nga një raketë ruse një ditë më parë. Takimi mes Kyriakos Mitsotakis dhe Volodymyr Zelensky u zhvillua normalisht, ndërsa dy liderët do të mbajnë një konferencë për shtyp, e cila nuk do të transmetohet drejtpërdrejt për arsye sigurie. Mitsotakis përsëriti se Greqia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën brenda kapaciteteve të saj dhe pa dobësuar fuqinë mbrojtëse greke. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Greqia mbështet perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Ukrainës. 

edi rama sulmi ne odessa

Sondazh

Poll