Politike

Çështja Beleri, Meta: Tregues i kapjes së drejtësisë dhe policisë nga Rama

Meta u shpreh se arrestimi i Belerit është një arrestim politik dhe tregon kapjen e drejtësisë dhe policisë nga kryeministri Edi Rama.

7 Mars 2024, 14:18 Nga N.F
Çështja Beleri, Meta: Tregues i kapjes së drejtësisë
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konference për media ku ka folur në lidhje me çështjen e Fredi Beleri. Meta u shpreh se arrestimi i Belerit është një arrestim politik dhe tregon kapjen e drejtësisë dhe policisë nga kryeministri Edi Rama.

Meta gjatë fjalës së tij shtoi se narkoshteti ka dhunuar të drejtat e liritë themelore të njeriut dhe ka asgjësuar sistemin e kontrollit të balancave.

“Rezoluta e miratuar nga Partia Popullore Europiane shpreh shqetësimet e PL. Narkoshteti ka dhunuar të drejtat e liritë themelore të njeriut, ka asgjësuar sistemin e kontrollit të balancave. PL përshëndet qëndrimin e PPE dhe ndan të njëjtat shqetësime për rrëshqitjen e vendit nga binarët e demokracisë. 

Ia bashkohet thirrjes për zbatimin e të drejtave parlamentare të opozitës. Ndajmë të njëjtin qëndrim se neglizhimi i të drejtave të njeriut dhe korrupsioni i përhapur do minojnë rrugën drejt anëtarësimit në BE. PL ashtu sic theksohet edhe në rezolutë qëndron ashpër qëndrimet e qeverisë në rastin e Belerit dhe ndërhyrjen në drejtësi, arrestimin politik të tij. Çështja Beleri, tregues i kapjes së drejtësisë dhe policisë nga Rama. E përkrahim vlerësimin e PPE se kjo cështje evidenton probleme serioze”, tha ai.

ilir meta beleri edi rama pl

Sondazh

Poll