Politike

Beqaj kundërshton në GJKKO faturën e lëshuar nga SPAK prej 120 mije lekë të rinj: Të dorëzohet dosja pa paguar lekët

Në seancën e sotme Beqaj nuk ishte prezent, por u përfaqësua nga avokati, ndërsa seanca u shty për një datë tjetër. Arsyeja ishte që kërkuesi të paraqesë provat në formën e kërkuar nga ligji.

7 Mars 2024, 12:50 Nga r.ll
Beqaj kundërshton në GJKKO faturën e lëshuar nga SPAK prej
ilir beqaj

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kundërshtuar një faturë prej 120 mije lekë të rinj në GJKKO, e cila është një faturë e lëshuar nga SPAK në lidhje me dorëzimin e një kopjeje të akteve të dosjes.

Beqaj i cili është nën hetim për “shpërdorim detyre”, ka kërkuar që SPAK të japë aktet e dosjes pa qenë nevoja të paguajë shpenzimet procedurale, sipas Klodiana Lalës.

Në seancën e sotme Beqaj nuk ishte prezent, por u përfaqësua nga avokati, ndërsa seanca u shty për një datë tjetër. Arsyeja ishte që kërkuesi të paraqesë provat në formën e kërkuar nga ligji. Gjatë seancës avokati i tij ka pretenduar se duke qenë person në hetim nuk duhet të paguajë për të marrë aktet e dosjes dhe se shpenzimet procedurale mund të paguhen vetëm në fund të procesit.

ilir beqaj spak gjkko

Sondazh

Poll