Aktualitet

Kalimtarët gjejnë trupin e pajetë të një gruaje në liqenin e Viroit në Gjirokastër

Mësohet se trupi i pajetë u pikas nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar autoritet.

7 Mars 2024, 11:14 Nga N.F
Kalimtarët gjejnë trupin e pajetë të një gruaje në
Pamje nga vendi i ngjarjes

GJIROKASTËR-Ditën e sotme rreth orës 10:00 është gjetur trupi i pajetë i një grua të mbytur në liqenin e Viroit. Mësohet se trupi i pajetë u pikas nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar autoritet.

Trupi i pajetë i gruas është i 66-vjeçares me inicialet I.K ndërsa mësohet trupi është i padekompozuar.

Njoftimi i plotë:

Gjirokastër/Informacion paraprak. Rreth orës 10:00, në liqenin e Viroit, është konstatuar trupi i pajetë i shtetases I. K., 66 vjeçe, banuese në Manalat, me probleme mendore, e cila dyshohet se është vetëhedhur në liqen. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë nxjerrë trupin e pajetë, nga liqeni. Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja dhune.

gjirokaster trup i pajete

Sondazh

Poll