Aktualitet

Akuzohet për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, ekstradohet sot nga Kosova “Baroni i drogës” Gëzim Çelaj

Ai gjithashtu njihej ndryshe si “Baroni i drogës”. Ekstradimin e tij drejt Shqipërise e njoftoi Ministria e Drejtësisë më 27 shkurt ku bëhët me dije se 56-vjeçari do të ekstradohet nga Kosova drejt vendit tonë.

7 Mars 2024, 11:04 Nga N.F
Akuzohet për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal,
Gëzim Çelaj

KOSOVË- Ditën e sotme do të ekstradohet drejt Shqipërisë 56-vjeçari, Gëzim Çelaj alias Çela. Çelaj ishte në kërkim për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Ai gjithashtu njihej ndryshe si “Baroni i drogës”. Ekstradimin e tij drejt Shqipërise e njoftoi Ministria e Drejtësisë më 27 shkurt ku bëhët me dije se 56-vjeçari do të ekstradohet nga Kosova drejt vendit tonë.

Ekstradimi i tij do të bëhet bazuar në një vendimmarje të 11 janarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj të Kosovës, për lejimin e ekstradimit të thjeshtuar të këtij shtetasi, për shkak se ai ka dhënë pëlqimin për t'u ekstraduar drejt Shqipërisë.

Kërkesa për ekstradimin e Çelës bazohet në një vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të tetorit të vitit të kaluar, për caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”

gëzim Çelaj ekstradim kosove droge

Sondazh

Poll