Aktualitet

Konflikti në familjen mbretërore/ Prokuroria nis hetimet, do të verifikohet edhe publikimi i videos

Lidhur me ngjarjen dhe videon dje ka pasur reagime nga të dy palët. Princ Leka ka akuzuar babain e ish-bashkëshortes se e ka dhunuar.

7 Mars 2024, 09:51 Nga r.ll
Konflikti në familjen mbretërore/ Prokuroria nis hetimet, do të
elia zaharia dhe princ leka

TIRANË- Pas konfliktit në familjen mbretërore që bëri bujë ditën e djeshme, prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale "Dhunë në familje." Gjithashtu Prokuroria do të nisë verifikimet edhe për publikimin e videos në media, ku shihej Elia Zaharia e cila godiste Princ Lekën.

Lidhur me ngjarjen dhe videon dje ka pasur reagime nga të dy palët. Princ Leka ka akuzuar babain e ish-bashkëshortes se e ka dhunuar. Nga ana tjetër Elia ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për dhunë dhe ka pretenduar se ajo dhe babai i saj janë viktimat në këtë mes. Një dilemë ngelet edhe kush ka publikuar videon pasi, sipas prokurorisë kur është publikuar, materiali nuk kishte mbërritur akoma atje. 

NJOFTIMI:

Prokuroria Tiranë nis hetimet për Veprën Penale ‘Dhunë në Familje’ pas denoncimit të shtetasit L.Z., verifikime edhe për publikimin e videos, provë materiale

Në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë më datë 06.03.2024, ora 15.00 është referuar nga Komisariati i Policisë Nr.1 materiali kallëzues i shtetasit L.Z për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, regjistroi kallëzimin penal nr.2893 për Veprën Penale të parashikuar nga neni 130/4 i Kodit Penal.
Materiali është shortuar dhe i është ngarkuar prokurorit përkatës.

Ndërkohë, në lidhje me të dhënat e publikuara në media, ju bëjmë me dije se, nga ana e Prokurorisë kanë nisur verifikimet edhe në lidhje me publikimin e një videoje, provë materiale.

Nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali kallëzues është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme dhe rezulton që zarfi ku është administruar prova të mos jetë i hapur. Në lidhje me rastin në fjalë, është ngarkuar Agjensia e Mbikëqyrjes Policore për të kryer veprimet hetimore përkatëse.

elia zaharia princ leka

Sondazh

Poll