Aktualitet

Diegia e dy makinave në Cërrik/ Identifikohet autori i dënuar më parë për vrasje, shpallet në kërkim 34-vjeçari

Sipas njoftimit të policisë i riu është identikuar dhe rezlton se është i dënuar më parëpër tentativë vrasjeje. Më tej bëhet me dije se policia po vijon punën për kapjen e autorit.

7 Mars 2024, 09:55 Nga N.F
Diegia e dy makinave në Cërrik/ Identifikohet autori i dënuar
Foto ilustruese

CËRRIK- Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim në Cërrik pasi dyshohet se është autor i diegies së dy makinavë, ngjarje e cila u regjistrua dje. Sipas njoftimit të policisë i riu është identikuar dhe rezlton se është i dënuar më parëpër tentativë vrasjeje.

Më tej bëhet me dije se policia po vijon punën për kapjen e autorit. 34-vjeçari ditën e djeshme  rreth orës 05:00 në lagjen nr. 1 ka djegur për motive të dobëta dy makina të dy vëllezërve në Cërrik. 

Njoftimi i policisë:

Cërrik/Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në lagjen nr. 1, ku u përfshinë nga flakët 2 automjete të parkuara. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të djegies së automjeteve. Vijon puna për kapjen e tij. 34-vjeçari, i dënuar më parë për tentativë vrasjeje.

Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 1, ku u dogjën pjesërisht 2 automjete të parkuara, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje dhe identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit I. F., 34 vjeç, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 05:00 të ditës së djeshme, në lagjen nr. 1, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve A. B., 32 vjeç dhe J. B., 35 vjeç, banues në Cërrik (vëllezër). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

cerrik tentaive vrasje policia kerkim

Sondazh

Poll