Aktualitet

Shiste sende antike në Greqi, kapet në flagrancë me 38 monedha të vjetra 44-vjeçari shqiptar, tentoi t'i shiste për 100 mijë euro

Mësohet se shqiptari kontrabandonte sende antike në Vatondas në ishullin Evia në Greqi. Arrestimi i tij u realizuar të hënën pasi ai tentoi të shiste 38 monedha argjendi të epokës helenistike.

7 Mars 2024, 09:38 Nga N.F

Shiste sende antike në Greqi, kapet në flagrancë me 38 monedha

GREQI- Një 44-vjeçar shqiptar është ëvnë në pranga nga autoritet greke pas një telefonatë anonime. Mësohet se shqiptari kontrabandonte sende antike në Vatondas në ishullin Evia në Greqi. Arrestimi i tij u realizuar të hënën pasi ai tentoi të shiste 38 monedha argjendi të epokës helenistike.


Sipas mediave greke 44-vjeçari kishte ndërmend t'i shiste antikitetet një blerësi për afro 100 mijë euro. Monedhat ishin pjesë e një "thesari" nga një varr i lashtë. Midis tyre ishte një tetradrahmë argjendi që përshkruante Aleksandrin e Madh dhe Zeusin, me vlerë 5000 €. Monedhat datojnë midis viteve 320 dhe 280 para Krishtit, me origjinë nga i njëjti vend arkeologjik.

Pas një hetimi, oficerët gjetën më shumë sende antikae të fshehura në një kasolle të improvizuar në Nea Artaki. Antikitetet do të vlerësohen në Muzeun e Ri Arkeologjik të Chalkis “Arethousa”.

greqi arrestim kontrabandist shqiptar

Sondazh

Poll