Aktualitet

Të dyshuar për tre vjedhje, vihen në pranga tre shqiptarë në Belgjikë

Mësohet se vjedhjet janë regjistruar të gjitha në fillim të shkurtit në Linter dhe Zoutleeuw.

7 Mars 2024, 10:25 Nga N.F
Të dyshuar për tre vjedhje, vihen në pranga tre shqiptarë
Policia belge

BELGJIKË- Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritet belge pasi janë të dyshuar për disa vjedhje të regjistruara në Hageland. Mësohet se vjedhjet janë regjistruar të gjitha në fillim të shkurtit në Linter dhe Zoutleeuw.

Policia e Getevallei pas hetimeve arriti të zbulonte autorët e vjedhjeve me anë të një makine e cila u përdor nga shqiptarët. Policia pranë Mechelen kontrolloi një makinë tjetër ku ndodheshin tre shqiptarë të cilët nuk mund të shpjegonin pse ndodheshin në Belgjikë. Ajo makinë rezulton të jetë e regjistruar në të njëjtën adresë me makinën e lidhur me vjedhjet.

Përveç kësaj, telefonat celularë të tre burrave, të moshës 24, 36 dhe 37 vjeç, mund të lidhen gjithashtu me vjedhjet në Hageland. Kështu u bashkuan pjesët e enigmës. 1 i dyshuar mohon gjithçka, dy të tjerët refuzojnë shpjegime. Dhoma e këshillit do të vendosë të premten nëse ata do të qëndrojnë në paraburgim.

belgjike shqiptare arrestim

Sondazh

Poll