Bota

Ish-striptistja kërcënon Princin Harry: Njerëzit do shokohen nga fotot intime që kam me të

Kërcënimet e fundit të Royale për të nxjerrë më shumë imazhe zbuluese të Harryt në faqen e saj OnlyFans burojnë nga zhgënjimi i saj për përjashtimin nga kujtimet e tij, "Spare".

6 Mars 2024, 15:41 Nga S.B
Ish-striptistja kërcënon Princin Harry: Njerëzit do shokohen nga
Carrie Royale

BRITANI E MADHE- Një ish-striptiste ka kthyer në qendër të vëmendjes Princin Harry me pretendimet se kanë patur takime intime gjatë arratisjeve të tij famëkeqe në Las Vegas në vitin 2012. Carrie Royale, e lidhur më parë me skenën e jetës së natës në Las Vegas, pretendon se ka ndarë një puthje me Dukën e Sussex-it gjatë një festë në hotelin Wynn, ku Harry njihej për veprimet e tij spontane.

Kërcënimet e fundit të Royale për të nxjerrë më shumë imazhe zbuluese të Harryt në faqen e saj OnlyFans burojnë nga zhgënjimi i saj për përjashtimin nga kujtimet e tij, "Spare". Ajo pohon se libri portretizon një version të dezinfektuar të Harryt, në kontrast të fortë me personalitetin e gjallë dhe të shkujdesur që ai shfaqi gjatë takimeve të tyre.

"Kam disa foto të bukura të tij" tha Royale. "Kam fotot buzë pishinës. Njerëzit do të tronditen prej tyre."

Kjo nuk është hera e parë që Carrie kërkon të përfitojë nga shoqërimi i saj me Princin. Në vitin 2022, ajo nxori në ankand një palë mbathje të zeza për të cilat pretendonte se Harry i kishte hequr gjatë takimit të tyre në Las Vegas, duke nxitur më tej spekulimet për natyrën e marrëdhënies së tyre.

princi harry skandali i princit harry

Sondazh

Poll