Bota

Raketat ruse sulmojnë autokolonën e Zelenskyt në Odessa, shpërthimi ndodhi afër delegacionit grek, ku ishte dhe Mitsotakis

Takimi mes Kyriakos Mitsotakis dhe Volodymyr Zelensky u zhvillua normalisht, ndërsa dy liderët do të mbajnë një konferencë për shtyp, e cila nuk do të transmetohet drejtpërdrejt për arsye sigurie.

6 Mars 2024, 15:05 Nga r.ll
Raketat ruse sulmojnë autokolonën e Zelenskyt në Odessa,
pamje nga shperthimi

UKRAINË- Autokolona e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e cila ndodhej 150 metra larg delegacionit grek të kryesuar nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, u sulmua nga një raketë ruse ditën e sotme. 

“Nuk ka asnjë problem me sigurinë e kryeministrit dhe të misionit grek”, thanë burimet zyrtare të qeverisë. 

“Ne jemi të gjithë mirë”, tha më herët për "Protothema", ministri i shtetit Stavros Papastavrou, i cili ndodhet në misionin grek, i cili u organizua në kushte të fshehta ekstreme dhe ku përfshihen, përveç kryeministrit, 8 persona dhe sigurimi i tyre.

Takimi mes Kyriakos Mitsotakis dhe Volodymyr Zelensky u zhvillua normalisht, ndërsa dy liderët do të mbajnë një konferencë për shtyp, e cila nuk do të transmetohet drejtpërdrejt për arsye sigurie. Mitsotakis përsëriti se Greqia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën brenda kapaciteteve të saj dhe pa dobësuar fuqinë mbrojtëse greke. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Greqia mbështet perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Ukrainës. 

Kryeministri grek mbërriti në Ukrainë herët në mëngjes, në kushte të fshehta ekstreme, me qëllim që të qëndronte për disa orë, përpara se të shkonte në Bukuresht për Samitin e PPE. Ai fillimisht vizitoi një stacion kufitar dhe më pas u takua me Zelensky në portin e Odessa.  Më pas, sirenat në  Odessa filluan të tingëllojnë, ku pala ukrainase fliste për lëshimin e një rakete balistike ruse. Sipas mediave lokale, sulmi u krye ose nga një raketë Iskander ose një raketë Onyx. Zyrtarisht nuk ka asnjë njoftim. 

shperthim ne odesa kyriakos mitsotakis volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll