Bota

Shpërthim pranë një anijeje mallrash në pronësi të SHBA-së pranë Jemenit

Mësohet se anija, e vendosur afërsisht 57 milje detare në jugperëndim të Adenit, u përbll me një ent që e deklaronte veten si "Marina Jemenase" dhe u urdhërua të ndryshonte kursin.

6 Mars 2024, 14:10 Nga M.B
Shpërthim pranë një anijeje mallrash në pronësi të
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Një shpërthim në afërsi të një anijeje mallrash me flamur Barbados, në pronësi të SHBA-së, në portin e Adenit në Jemenin jugor u raportua nga një anije aty pranë. Mësohet se anija, e vendosur afërsisht 57 milje detare në jugperëndim të Adenit, u përbll me një ent që e deklaronte veten si "Marina Jemenase" dhe u urdhërua të ndryshonte kursin. Anijet në afërsi raportuan një zhurmë të fortë dhe një shtëllungë të madhe tymi, tha agjencia e Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar.

Militantët Houthi në Jemen kanë nisur sulme me dronë dhe raketa ndaj anijeve në Detin e Kuq, ngushticën Bab al-Mandab dhe Gjirin e Adenit që nga nëntori, duke thënë se ata po veprojnë në solidaritet me palestinezët për të kundërshtuar ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza.

anije lindje e mesme

Sondazh

Poll