Bota

Pranë anëtarësimit në NATO, Kryeministri suedez udhëton për në SHBA

Suedia pritet t'u dorëzojë dokumentet e saj përfundimtare të anëtarësimit në NATO përfaqësuesve të SHBA-së në ditët në vijim, hapi i fundit ky që kërkohet për të përfunduar procesin 2-vjeçar të vendit për t'u bashkuar me aleancën ushtarake.

6 Mars 2024, 14:36 Nga M.B
Pranë anëtarësimit në NATO, Kryeministri suedez udhëton
Kryeministri i Suedisë Ulf Kristersson

KOPENHAGEN- Kryeministri suedez Ulf Kristersson dhe ministri i Jashtëm Tobias Billstrom do të udhëtojnë drejt SHBA-ve ditën e sotme. Suedia pritet t'u dorëzojë dokumentet e saj përfundimtare të anëtarësimit në NATO përfaqësuesve të SHBA-së në ditët në vijim, hapi i fundit ky që kërkohet për të përfunduar procesin 2-vjeçar të vendit për t'u bashkuar me aleancën ushtarake. Kujtojmë se Presidenti i Hungarisë nënshkroi të martën projektligjin që miratoi pranimin e Suedisë në aleancën ushtarake, duke hequr pengesën e fundit në rrugën e Suedisë.

Suedia do të bëhet kështu anëtari i 32-të i NATO-s kur të depozitojë dokumentacionin zyrtar, duke shënuar fundin e 200 viteve gjatë të cilave Stokholmi u largua nga aleancat ushtarake dhe shmangu luftën.

suedia nato shba

Sondazh

Poll