Bota

Dhjetëra gra rrëmbehen në Nigeri nga kryengritësit islamikë

Viktimat ishin kryesisht gra që jetonin në një kamp në qytetin Gamboru Ngala pasi u larguan nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve nga kryengritësit.

6 Mars 2024, 15:08 Nga E. D
Dhjetëra gra rrëmbehen në Nigeri nga kryengritësit
Boko Haram

NIGERI- Dhjetra persona të zhvendosur dyshohet se janë rrëmbyer nga xhihadistët e Boko Haram në Nigerinë verilindore. Viktimat ishin kryesisht gra që jetonin në një kamp në qytetin Gamboru Ngala pasi u larguan nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve nga kryengritësit. Rrëmbimet ndodhën kur grupi shkoi për të mbledhur dru zjarri për gatim.

Rrëmbimi më i madh masiv nga Boko Haram ndodhi kur më shumë se 270 nxënëse u kapën nga konvikti i tyre në qytetin Chibok, gjithashtu në shtetin veri-lindor Borno, në vitin 2014. Rrëmbimet vijnë në një kohë kur qeveria e shtetit të Bornos ka thënë se 95% e luftëtarëve të Boko Haram ose kanë vdekur ose janë dorëzuar. Një banor i Gamboru Ngala tha se 113 persona ishin marrë nga luftëtarët e Boko Haram.

“Ishte të dielën që morëm informacionin se mbi 200 persona të zhvendosur shkuan për të marrë dru zjarri, por fatkeqësisht Boko Haram i rrëmbeu, duke lejuar që të ktheheshin vetëm të rinjtë dhe shumë të moshuarit”, tha banori, i cili kërkoi të mos identifikohej nga frika.

rrembimet në nigeri

Sondazh

Poll