Bota

Alarm për bombë në Gjykatën e Selanikut, telefonata e dyshimtë mobilizon policinë: Shpërthimi do të ndodhë pas dy orësh!

Sipas mediave greke një person i panjohur ka telefonuar në radion e Selanikut pak pas orës 10:00 të mëngjesit dhe ka raportuar se një bombë ishte vendosur në Gjykatë dhe se ajo do të shpërthente pas dy orësh nëse ndërtesa nuk evakuohej.

6 Mars 2024, 14:22 Nga N.F
Alarm për bombë në Gjykatën e Selanikut, telefonata e
Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- Një alarm për bombë është dhënë mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Selanikut pas një telefonate për vendosjen e një lënde shpërthyese. Sipas mediave greke një person i panjohur ka telefonuar në radion e Selanikut pak pas orës 10:00 të mëngjesit dhe ka raportuar se një bombë ishte vendosur në Gjykatë dhe se ajo do të shpërthente pas dy orësh nëse ndërtesa nuk evakuohej.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë një ekip i Departamentit të Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese dhe një qen i stërvitur të cilët kanë kontrolluar ambientet e godinës pa gjetur ndonjë objekt të dyshimtë. Mësohet policia nuk ka vazhduar me evakuimin e godinës.

Nuk është rasti i parë që raportohet për alarme për bombë. Në fillim u raportua për alarm për bombë në Parlamentin grek ku u mor një telefonatë paralajmëruese. Disa ditë më vonë u raportua për nje tjetër alarm në një televizion i cili u raportua fals pas verifikimeve nga policia. Ndërkohë rastet nuk përfundojnë këtu pasi pasdy rasteve të para u raportua brenda të nëjjtës ditë për bombë në dy gjimnaze. Deri më tani alarmet për bombë janë njoftuar nga telefonata anonime por të cilat kanë rezultuar false.

selanik gjykate bombe

Sondazh

Poll