Art&Argëtim

Sydney Sweeney shkëlqen në Paris, çmimi i të brendshmeve prej argjendi habit fansat

Ylli i "White Lotus" i kombinoi të poshtmet me një xhaketë sportive të zezë dhe kanatiere të shkurtër bardhë e zi.

6 Mars 2024, 15:31 Nga S.B
Sydney Sweeney shkëlqen në Paris, çmimi i të brendshmeve
Sydney Sweeney

PARIS- VIP-at mesa duket nuk po ngopen me trendin e të mos veshurit pantallona këto ditë, dhe aktorja Sydney Sweeney është e fundit që u bë pjesë e këtij trendi teksa mori pjesë në shfaqjen e Javës së Modës në Paris të ‘Miu Miu’. Ylli i "Euphoria" mbërriti në shfaqjen e veshjeve të stilistit vjeshtë/dimër 2024-2025 me një palë të brendshme argjendi me shkëlqim Miu Miu (5800 dollarë) dhe geta të zeza të tejdukshme.

Ylli i "White Lotus" i kombinoi të poshtmet me një xhaketë sportive të zezë dhe kanatiere të shkurtër bardhë e zi. Sweeney mbajti një çantë të ngjashme me Miu Miu prej kadifeje (2650 dollarë) për shfaqjen, duke shtuar taka me platformë të zezë dhe një palë syze me nuanca të errëta Miu Miu (505 dollarë).

Sydney Sweeney shkëlqen në Paris, çmimi i të brendshmeve
Sydney Sweeney

Në pamje të parë komninimi duket i thjeshtë por shifra e tij është tejet e kripur. Nëse bëjmë një llogaritje look-u i Sydney mund të kushtojë më shumë se 10 mijë dollarë.

sydney sweeney miu miu

Sondazh

Poll