Aktualitet

U qëllua nga vëllai i tij për shkaqe pronësie, ndërron jetë në spitalin e Traumës, Haziz Musai

Autori është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe gjithashtu janë sekuestruar pistoleta dhe sëpata.

6 Mars 2024, 12:37 Nga r.ll
U qëllua nga vëllai i tij për shkaqe pronësie, ndërron
pamje nga vendndgjarja

TIRANË- Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Haziz Musai, i cili u qëllua me armë zjarri nga vëllai i tij mëngjesin e sotëm në Lushnje.  Siç raportuam më herët, konflikti mes dy vëllezërve ka nisur për shkaqe pronësie. Sipas policisë, fillimisht viktima ka goditur me sëpatë vëllanë e tij Nazif Musain 77 vjeç. Më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me armë zjarri.

Pas kësaj 57- vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Lushnjes dhe më pas drejt Traumës në Tiranë, por nuk i mbijetoi plagëve të marra. Autori është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe gjithashtu janë sekuestruar pistoleta dhe sëpata.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lushnjë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, për një konflikt për motive pronësie, të ndodhur në fshatin Çukas i Vjetër, ndërmjet 2 vëllezërve, gjatë të cilit ata plagosën njëri-tjetrin me armë zjarri (pistoletë) dhe me mjet prerës (sëpatë), ju informojmë se shtetasi i plagosur me armë zjarri, i identifikuar A. M., 70 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës.

Gjithashtu, u kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të shtetasit N. M., 77 vjeç, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". 77-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Arma e zjarrit (pistoletë) dhe mjeti prerës (sëpatë) u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

haziz musai nazif musai

Sondazh

Poll