Aktualitet

Zjarri në banesën në Vlorë/ Humb jetën i moshuari, zjarrfikësit: E gjetëm mes flakëve

Gjithashtu raportohet se viktima ishte i paralizuar dhe nuk ka pasur mundësi të dilte menjëherë jashtë.

6 Mars 2024, 12:08 Nga r.ll

Zjarri në banesën në Vlorë/ Humb jetën i moshuari,

VLORË- Një i moshuar ka humbur jetën nga zjarri në banesën në Vlorë. Dsyhohet se lakët kanë nisur nga një shkëndijë elektrike.  Gjithashtu raportohet se viktima ishte i paralizuar dhe nuk ka pasur mundësi të dilte menjëherë jashtë.

Punonjësit e shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe fillimisht kanë izoluar flakët dhe më pas janë futur brenda në banesë. Sipas punonjësit të zjarrfikëses i moshuari është gjendur mes vatrës së zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 11:35, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Th. L., rreth 70 vjeç, (tetraplegjik), i cili për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë.

 

zjarr ne vlore

Sondazh

Poll