Sport

Shorti i çerekfinaleve të Champions League: Ja datat, rregullat dhe kushtet e reja...

Të premten e ardhshme, më datë 15 mars, do të bëhen të njohura çiftet çerekfinale të kompeticionit më të lartë kontinental.

6 Mars 2024, 10:30 Nga DOSJA

Shorti i çerekfinaleve të Champions League: Ja datat, rregullat dhe

ZVICER - Të martën nisin ndeshjet e kthimit të fazës së 16-të të Champions League. U takuan me dy skuadrat e para çerekfinaliste të këtij edicioni, ku u kualifikuan PSG dhe Bayern Munich, teksa Real Sociedad dhe Lazio u eliminuan nga vazhdimi i garës.

Cilat janë rregullat dhe kushtet për shortin e çerekfinaleve të Champions League?

Në short do të shfaqen tetë skuadrat që arrijnë të kalojnë fazën e 16-të, duke marrë parasysh dy kushte të reja: çdo skuadër do të mund të përballet me shtatë skuadrat e mbetura në short. Nga kjo fazë e tutje, në short mund të gjenden edhe skuadra nga i njëjti shtet dhe që janë ndeshur në fazën e grupeve të garës. Gogla e parë që do të dale nga vazo do të jetë ekipi vendas, ndërsa i dyti i korrespondon klubit mysafir.

Gjithashtu, siç ka qenë zakon që nga sezoni 2018-2019, do të hidhet shorti për  gjysmëfinalet dhe finalen. Kjo do të thotë, tetë skuadrat e kualifikuara do të vazhdojnë rrugën e nevojshme për të arritur në finalen e madhe në ‘Wembley’ të shtunën e ardhshme, më 1 qershor. Gjithashtu do të dihet se kush luan në shtëpi dhe jashtë në ndeshjen e fundit të turneut.

Kur do të hidhet shorti për çerekfinalet e Champions League?

Tashmë dihet data, ora dhe vendi i hedhjes së shortit për çerekfinalet e Champions League 2023-2024. Ai do të hidhet të premten e datës 15 mars, në orën 12:00, në  ‘Shtëpinë e Futbollit Evropian’ në Nyon (Zvicër).

Datat e ndeshjeve çerekfinale të Champions League

Gjithashtu duhet theksuar se ndeshjet që korrespondojnë me çerekfinalet e dala nga ky short do të luhen në datat 9 dhe 10 prill, ndeshjet e para, ndërsa kthimi do të jetë një javë më vonë. Në datat 16 dhe 17 të të njëjtit muaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Mars 2024, 08:00

Luis Enrique me elozhe për Mbappé...

SPANJE - Luis Enrique ishte padyshim i vetëdijshëm se ai po kalonte një test vendimtar, për të përjetuar ‘lemzën&rsqu...