Sport

Champions League / Bayern Munich dhe PSG çerekfinalistët e parë! - VIDEO

Përmbyset fitorja e Lazios në takimin e pare, ndërkohë që Real Sociedat mundet edhe në Spanjë 2-1.

5 Mars 2024, 22:53 Nga DOSJA
Champions League / Bayern Munich dhe PSG çerekfinalistët e

GJERMANI - Bayern Munich dhe PSG janë dy skuadrat e para çerekfinaliste të Champions League.

Bavarezët arritën të përmbysin humbjen 0-1 të ndeshjes së parë përballë italianëve të Lazios, duke i thyer në “Alianz Arena” me shifrat 3-0. Kane zhbllokoi ndeshjen në minutën e 39-të, ndërkohë që pa u mbyllur 45 minutat Tomas Myler dyfishon shifrat duke përmbysur kështu rezultatin e ndeshjes së parë që në këtë fraksion të lojës.

Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 66-të sërish Kane vulos përfundimisht kualifikimin me golin e dytë personal dhe të tretin për Bayernin në këtë ndeshje. Ky ishte dhe goli i tij i 33-të në 33 ndeshje të luajtura me bavarezët në të gjitha kompeticionet.

Paris SG e pati më të thjeshtë kalimin e kundërshtarëve të Real Sociedadit, të cilët i mundi edhe në Spanjë 2-1. Kylian Mbappe në ndeshjet e fundit me fanelën pariziene është protagonist i këtij takimi, duke shënuar nga një gol për secilën pjesë, ndërkohë që goli i Merinos në fundin e ndeshjes nuk i shërbeu asgjë spanjollëve. Kështu francezët kualifikohen për më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll