Sport

Luis Enrique me elozhe për Mbappé...

Natyrisht, Luis Enrique ishte një njeri i lumtur, pasi PSG u kualifikua në fushën e Real Sociedad. Dhe nuk mund ta shmangte temën Mbappé.

6 Mars 2024, 08:00 Nga DOSJA

Luis Enrique me elozhe për Mbappé...

SPANJE - Luis Enrique ishte padyshim i vetëdijshëm se ai po kalonte një test vendimtar, për të përjetuar ‘lemzën’ e tij të parë të madhe në stolin e PSG. Së fundi, jo vetëm që Parisi e fitoi ndeshjen e tij pa incidente kundër Real Sociedad (2-1), por si bonus, trajneri spanjol ia doli mbanë, ta destabilizojë plotësisht skuadrën kundërshtare.

Pas ndeshjes, Luis Enrique ishte padyshim një trajner i lumtur edhe nëse e minimizoi lëvizjen e tij të madhe taktike, duke vënë në pah mbi të gjitha aplikimin shumë të mirë nga lojtarët e tij. 

“Ne trajnerët gjithmonë përpiqemi të gjejmë zgjidhje. Më pas, u takon lojtarëve ta bëjnë këtë. Ata luajtën shumë mirë, ishin të gjithë në një nivel shumë të lartë, shumë solid në mbrojtje, shumë precizë në sulm”, shpjegoi trajneri spanjol.

Luis Enrique foli gjithashtu edhe për rastin Kylian Mbappé. Pas disa ditësh polemikash, trajneri spanjol ishte veçanërisht plot komplimente për lojtarin e tij, por edhe gjithnjë më i qartë për të ardhmen e Bondy, i cili po largohet nga PSG. 

“Kylian nuk po e zbuloj sot. Ju e dini mendimin tim, ai është numri një në botë. Ai do të shënojë 50 gola dhe do të japë 25 asistime me çdo trajner, çdo ekip. Me sa duket e ardhmja e tij do të jetë diku tjetër, kështu që ne do të duhet të testojmë të tjerë nga shokët e tij në skuadër”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll