Sport

Al Khelaifi: "Mbappé? Po punojmë për të ardhmen"...

Presidenti i PSG-së nuk ka dashur të thellohet në çështjen e sulmuesit

6 Mars 2024, 08:30 Nga DOSJA

Al Khelaifi: "Mbappé? Po punojmë për të

SPANJE - Nasser Al Khelaifi, presidenti i PSG-së, foli për ‘Canal Plus France’ pas fitores në “Anoeta” dhe shpjegoi pozicionin e klubit për Mbappé. 

"Nëse klubi nuk ka komunikuar asgjë, është sepse ne nuk duam të komunikojmë asgjë. Ka diçka mes nesh. Kylian është në klub, ai punon në PSG, ai ka një kontratë. Por e vërteta është se sot jemi duke punuar edhe për të ardhmen”, tha udhëheqësi i lartë parizien.

Për paraqitjen e Mbappé? "Kylian është Kylian. Ai është një lojtar i mrekullueshëm, i gjithë ekipi gjithashtu luajti shumë mirë. Ishte skuadra startuese më e re në historinë e PSG në Champions League. Ne ndërtuam diçka për të ardhmen, kjo është më e mira. Ekipi luan futboll shumë të mirë, por ne gjithashtu luajmë si një ekip pa top”.

Kualifikimi? "Është mirë, jemi shumë të lumtur dhe krenarë. Ishte një lojë shumë e mirë, skuadra luajti shumë mirë me topin. Ne fituam. Nuk është e lehtë këtu".

Për zgjedhjet e Luis Enrique? "Trajneri vendos. Ne e mbështesim atë, kjo është e sigurt. Gjëja më e rëndësishme është ekipi, Paris Saint-Germain. Kylian luajti një lojë të mrekullueshme sot, ne jemi krenarë për të. Dhe i gjithë ekipi. ekipi luajti shumë mirë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Mars 2024, 08:00

Luis Enrique me elozhe për Mbappé...

SPANJE - Luis Enrique ishte padyshim i vetëdijshëm se ai po kalonte një test vendimtar, për të përjetuar ‘lemzën&rsqu...