Aktualitet

Nga vjedhja tek kërcënimet në rrjetet sociale/ Arrestohet një person dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë në Fier

Deri më tani mësohet se arrestimi i 42-vjeçarit me inicialet O.Ll ka ardhur si pasojë e vjedhjes së sendeve personale të një 34-vjeçareje.

5 Mars 2024, 12:31 Nga S.B
Nga vjedhja tek kërcënimet në rrjetet sociale/ Arrestohet
foto ilustruese

FIER- Arrestohet një person dhe procedohen në gjendje të lirë katër të tjerë në qytetin e Fierit. Deri më tani mësohet se arrestimi i 42-vjeçarit me inicialet O.Ll ka ardhur si pasojë e vjedhjes së sendeve personale të një 34-vjeçareje. Në gjendje të lirë janë proceduar 4 persona të tjerë për vepra penale të ndryshme si vjedhje parash në punë, ndërtim pa leje në pronë, kërcënim në rrjete sociale dhe posedimi i një thike. Me çështjet e lartëpërmendura do të merret Prokuroria e Fierit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim O. Ll., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin I. R., 43 vjeç (i arrestuar), i kanë vjedhur një 34-vjeçareje, 2 valixhe me sende personale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin R. G., 46 vjeç, banues në fshatin Belinë, ish-punonjës i Postës Shqiptare, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka kryer këtë detyrë, ka përvetësuar një shumë parash (pagesat e kryera nga një shtetas, për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori edhe për shtetasin A. F., 47 vjeç, banues në fshatin Bishan, Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime punime ndërtimi, në tokën e tij, pa lejen përkatëse. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, për shtetetasit:  

-M. Ç., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 21 vjeçe, se ndihet e kanosur sepse ky shtetas i dërgon në rrjete sociale, foto të saj personale;    

-D. M., 27 vjeç, banues në Lushnjë, pasi shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një mjet prerës (thikë).   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

fier vepra penale

Sondazh

Poll