Aktualitet

Plagosja në Pogradec, gjykata cakton masën “arrest me burg” për 3 të përfshirët në çështje

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest me burg” për të 3 personat.

5 Mars 2024, 10:50 Nga M.B
Plagosja në Pogradec, gjykata cakton masën “arrest me
Policia

KORÇA- Është zhvilluar sot seanca për masën e sigurisë në gjykatën e Korçës për Kristo Lotis, Deisi Meko dhe Alted Jolldashi për ngjarjen e Pogradecit ku pas shkëmbimit të zjarrit mes palëve mbeti i plagosur shtetasi Alted Jolldashi. Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest me burg” për të 3 personat.

Kujtojmë se nga ngjarja në fjalë mbeti i plagosur Alted Jolldashi. Ngjarja ka ndodhur javën e shkuar dhe sipas policisë, gjatë një konflikti me armë ka qenë Jolldashi që ka qëlluar i pari dhe më pas dy të tjerët i janë përgjigjut. Vëllai i Jolldashit e ka mohuar një një gjë tillë. Ai ka publikuar një video ku tregon se vëllait të tij i dolën në pritë 7 persona dhe Deis Meko ishte ai që e qëlloi 4 herë duke e lënë të plagosur.

pogradec plagosje

Sondazh

Poll