Aktualitet

Reshjet e borës në vend, ARRSH: Qarkullimi vijon pa ndërprerje, ja akset problematike

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se janë rikthyer reshjet e dëborës me intensitet mesatar në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Bogë-Theth, Ura e Zapodit-Shishtavec, Bulqizë-Peshkopi dhe  Boboshticë-Dardhë.

5 Mars 2024, 09:27 Nga M.B
Reshjet e borës në vend, ARRSH: Qarkullimi vijon pa ndërprerje,
Foto ilustruese

SHQIPËRI- Reshjet e dëborës janë riktyer në një pjesë të territorit të vendit. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se janë rikthyer reshjet e dëborës me intensitet mesatar në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Bogë-Theth, Ura e Zapodit-Shishtavec, Bulqizë-Peshkopi dhe  Boboshticë-Dardhë. ARRSH thotë se mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, ndërsa qarkullimi vazhdon pa ndërprerje.

ARRSH rekomandon përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, për shkak të lagështisë në rrugë, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Njoftimi i ARRSH:

Në akset rrugore Hani i Hotit - Tamarë, Bogë - Theth, Ura e Zapodit - Shishtavec, Bulqizë - Peshkopi dhe Boboshticë - Dardhë, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, janë rikthyer reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi vazhdon pa ndërprerje. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, për shkak të lagështisë në rrugë, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

 

arrsh debora

Sondazh

Poll