Aktualitet

Me armë gati për përdorim dhe drogë në banesë, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

Arma ishte me karikator të futur dhe gati për përdorim, të pajisur me një silenciator të bërë vetë ndërsa fishekët i përkisnin një arme tjetër.

5 Mars 2024, 09:06 Nga M.B
Me armë gati për përdorim dhe drogë në banesë,
Autoritetet italiane

ITALIA- Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi u kapën me një pistoletë “Glock” me numër serie të gërryer, karikator, silenciator, fishekë, kokainë dhe hashash. Arma ishte me karikator të futur dhe gati për përdorim, të pajisur me një silenciator të bërë vetë ndërsa fishekët i përkisnin një arme tjetër. Në banesën e cila në atë moment ishte bosh, policia gjeti dy dokumente dhe filluan të kërkonin pronarët e materialit. Jo shumë larg banesës, u ndaluan dhe u arrestuan dy të rinjtë shqiptarë, A. K., 18 vjeç dhe K. K., 23 vjeç, me banim në Casermone dhe nga hetimet e para të kryera, të mbërritur së fundmi në Frosinone.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të kuptuar se çfarë po bënin dy shqiptarët në Frosinone armën gati për përdorim. Është gjithashtu e paqartë nëse të dy ishin thjesht ruajtës të armës. Hetimet do të kryhen edhe për drogën dhe për kanalet e mundshme të furnizimit dhe shitjes së lëndës narkotike

italia droge arme

Sondazh

Poll