Aktualitet

EMRI/ Tentoi të vriste shokun që i kishte para borxh në Athinë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar

Ai është arrestuar mbrëmjen e djeshme nën akuzat “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

5 Mars 2024, 08:47 Nga M.B
EMRI/ Tentoi të vriste shokun që i kishte para borxh në
I arrestuari

GREQIA- Shqiptari i shpallur në kërkim, Marios Tralo, 20 -vjeç nga Durrësi është arrestuar në Greqi. Ai është arrestuar mbrëmjen e djeshme nën akuzat “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Shqiptari dyshohej se fshihej në Angli, pasi ishte vërtetuar largimi i tij në Shqipëri pas ngjarjes, por policia ka arritur ta arrestojë në Athinë.

Rreth orës 03.30 të 2 shkurtit nga një automjet është hapur zjarr ndaj Renis Fejzollit, i cili ndodhej në një park në rrugën “Sidhirokastro” në Athinë. 34-vjeçari Fejzolli u transportua në spital i plagosur me dy plagë, ndërsa policia gjeti në vendngjarje 3 gëzhoja, 1 fishek dhe 1 thikë. Hetimet zbuluan se Fejzolli i kishte borxh një shumë prej 1000 euro Tralos me të cilin ishin shokë. Ata kanë komunikuar në telefon pasditen e 1 shkurtit dhe e kishin lënë të takoheshin për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Teksa Fejzolli e priste Tralon në parkun ku ndodhi ngjarja, ky i fundit është shfaqur me një automjet “Toyota Yaris” dhe pasi ka hapur xhamin, ka qëlluar me armë drejt tij. 

shqiptar greqia

Sondazh

Poll