Politike

“Kërko falje ose të nxjerr jashtë”, Eni Vasili debat të ashpër me Klevis Balliun

14 Nëntor 2019, 21:46 Nga DOSJA
“Kërko falje ose të nxjerr jashtë”, Eni Vasili debat

TIRANË- Debate të forta kanë shoqëruar emisionin “Open”, mes ish-deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe moderatores Eni Vasili.

Debati mes tyre nisi kur u diskutua për dhunën ndaj gazetarit të Top Channel, të cili banorët e Astirit i hodhën mikrofonin në tokë. Klevis Balliu tha se nuk u dhunua gazetari por logo e telvizionit.

DEBATI

Vasili: Kjo është dhunë, nuk preket gazetari.

Balliu: Ma trego ku është prekur gazetari, është dhunuar televizioni që i ka quajtur shpellar këto banorë.

Vasili: Jo, kjo është shpifje. Kur e ka thënë që banorët janë shpellarë.

Më tej Eni Vasili u kërkoi banorëvetë kërkojnë falje për dhunën ndaj gazetarit, kërkesë që u pranua nga banorët, por hasi në kundërshtimin e ish-deputetit Balliu.

Vasili:  Klevis mos ndërhy, kërko falje për dhunën ndaj gazetarëve, ose do të nxjerr jashtë.

Andi Bushati: Ajo çfarë shikojmë atje është dhunë ndaj gezetarit. Nuk duhet të ndodhë.

(A.B. Dojsa.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debat vasili balliu eni vasili klevis balliu protesta e banorëve në astir debat vasili balliu eni vasili klevis balliu protesta e banorëve në astir

Sondazh

Poll