Politike

Meta akuza opozitës: Janë më pranë qeverisë se Presidentit, më kanë lënë vetëm të ekspozuar ndaj një bande

14 Nëntor 2019, 21:33 Nga DOSJA
Meta akuza opozitës: Janë më pranë qeverisë se

TIRANË- Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj partive kryesore të opozitës duke thënë se me largimin nga Kuvendi ka bërë gabim dhe ekspozuan Presidentin ndaj bandës, siç e quan ai qeverinë.

Meta tha se ai nuk është vetëm por me popullin shqiptar,  dhe nuk ka frikë nga askush dhe pse PS e LSI janë më shumë afër qeverisë se atij.

 “PD dhe LSI janë më shumë pranë qeverisë se sa Presidentit. Me ato akte e veprime qe kane bere deri tani, siç është dhe djegia e mandateve, e dëshmon këtë. PD dhe LSI i kane lënë rruge të hapur kapjes se institucioneve nga Rama. PD dhe LSI e kane lënë Presidentin e ekspozuar ndaj një bande. Por unë do flas dhe me popullin dhe ta dinë mirë se unë nuk jam i vetëm. Unë kam popullin dhe do flas me ta. Një deklaratë bëra në Pogradec dhe doli ne 1 mije media ndërkombëtare, ndaj e them që e dinë mirë ata kur flet Ilir Meta dhe i drejtohet popullit”, ishe kjo një pjesë nga deklarata e Metës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e manadateve te opozites ilir meta meta akuza opozites djegia e manadateve te opozites ilir meta meta akuza opozites

Sondazh

Poll