Sport

VIDEO / Arsenali ndjek kryesuesit, shkatërron 6-0 Sheffield UTD!

Me këtë fitore Arsenali ngjitet në kuotën e 61 pikëve, vetëm dy pike prapa vendit të pare mbahet nga Liverpool, dhe një nga City I vendit të dytë.

5 Mars 2024, 00:21 Nga DOSJA
VIDEO / Arsenali ndjek kryesuesit, shkatërron 6-0 Sheffield UTD!

ANGLI - Arsenali ruan hapin e Liverpoolit dhe Manchester City-t në krye të Premier League-s. “Topçinjtë” e Londrës shkatërruan 0-6 vendin e fundit në klasifikimin e Premier League-s, Sheffield Utd. Një ndeshje pa shumë histori në “Bramall Lane”, të cilën miqtë nga Londra e kthyen në stërvitore, duke shënuar pesë gola vetëm në pjesën e parë.

Gjatë gola në total, por gjashtë autorë të ndryshëm. Golin që zhbllokoi takimin e realizoi Odegaard, për të ardhur më pas tek autogoli i Bogle në të 13-tën.

Martinelli vijoi festivalin e golave në të 15-tëm, për t’ia lënë stafetën gjermanit Havertz në të 25-tën. Në fundin e pjesës së parë realizoi Rice, ndërsa në minutën e 58-të shënoi White golin e rezultatit përfundimtar 0-6.

Me këtë fitore Arsenali ngjitet në kuotën e 61 pikëve, vetëm dy pikë prapa vendit të parë mbahet nga Liverpool, dhe një nga City i vendit të dytë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll