Sport

VIDEO / Asllani shënon një gol spektakolarë përballë Genoas!

Po luhet pjesa e parë në ndeshjen e fundit të javës së 27-të të Serisë A, mbyllen 45 minutat me shifrat 2-0.

4 Mars 2024, 21:28 Nga DOSJA
VIDEO / Asllani shënon një gol spektakolarë përballë

ITALI - Inter-Genoa luajnë këtë të hënë ndeshjen mbyllëse të javës së 27-të të Serie A, sfidë që nisi në orën 20:45.

Pas disa rasteve të skuadrës mike, në minutën e 30-të, mesfushori kuqezi, Kristian Asllani kombinohet mjaft mire me Sanchez dhe realizon me një goditje spektakolare duke I dhënë kështu avantazhin Interit.

Vetëm 8 minuta më pas është Alexis Sanchez ai që merr përsipër pikërisht në minutën e 38-të të ekzekutojë një penallti duke e shndërruar në gol, për t’i çuar skuadrat me rezultatin 2-0 në dhomat e zhveshjes për pushimin e pjesës së pare.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll