Sport

VIDEO/ Farsa e shëmtuar në derbin brazilian, sa për të qeshur aq edhe për të qarë… "taktika" e re për të vonuar ndeshjen

Derbi tradicional mes Fluminenses dhe Botafogos “shpëtoi” në kohën shtesë, me mysafirët që donin të humbnin kohën me një prej lojtarëve të tyre të... “të dëmtuar” imagjinar.

4 Mars 2024, 19:46 Nga DOSJA

VIDEO/ Farsa e shëmtuar në derbin brazilian, sa për të

BRAZIL - Ata që mendojnë se e kanë parë... taktikën e një skuadre për “të fituar” kohë në shtesë dhe për të marrë një fitore në finale, do të ishte mirë ta rishikonin këtë video. Në ndeshjen e Fluminenses kundër Botafogos, kjo taktikë e veçantë shkoi në një nivel shumë të avancuar.

Po i referohemi finales së derbit të Rio de Zhaneiros, ku të dyja skuadrat në kohën shtesë ishin mbërthyer ne rezultatit 3-2 në favor të Botafogos mysafire me mikpritësit e Fluminenses që “vraponin” për të gjetur golin e barazimit.

Në një moment të tillë tensioni, mysafirët dhanë një recital. Kur lojtari i tyre ishte jashtë vijës së fushës i dëmtuar, një lojtar i Botafogos iu afrua dhe e tërhoqi brenda fushës për të ndaluar ndeshjen.

Ajo që pasoi ishte edhe komike, edhe tragjike, me lojtarët e Fluminense në pankinë duke vrapuar dhe duke e 'mbartur' atë përsëri jashtë fushës, vetëm për të pasuar një tjetër 'ndërhyrje', nga një lojtar tjetër i Botafogos, që e ktheu atë përsëri në fushë.

Natyrisht, hyrjet dhe daljet e lojtarit të dëmtuar e shumëfishuan tensionin në fushë, me arbitrin që luftoi për të mos eskaluar më tej situatën. Në një moment, derbi arriti deri në finale, teksa Botafogo gjeti golin e katërt (90’+13), për të festuar një fitore të madhe 4-2 jashtë fushe për ligën e Cariocas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll