Aktualitet

Parku Kombëtar i Butrintit jepet me koncension për 10 vite! Zbardhet plani, si parashikohet që të bëhet menaxhimi

15 Nëntor 2019, 09:19 Nga DOSJA

TIRANË– Parkun Kombëtar i Butrintit, do të jepet me koncesion për 10 vite, nga 2020 deri në 2030. Ministria e Kulturës ka prezantuar projektin që parashikon planin e Integruar për Menaxhimin e Butrintit, që zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 9424 hektarësh

PPP-ja që pritet ta marrë Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, pas konsultimeve do të kalojë në Kuvend për të marrë miratimin ose jo.

Ndërkohë që nuk dihet ende se sa do i kushtojë buxhetit të shtetit, pasi ende nuk janë dhënë detaje se sa do të jetë fondi limit i këtij koncesioni.

Projekti është përgatitur pikërisht nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Ministria e Kulturës dhe është kundërshtuar nga një pjesë e arkeologëve.

Ndërkohë kujtojmë që vetëm pak javë më parë u publikua kontrata për dhënien me qira të kabinave të drurit, tek Syri i Kaltër. Ministria e Financave pezulloi procedurat pas publikimit të kontratës nga “Gazeta Shqip”.

Por pas këtij anulimi, një tjetër pronë e ngjashme, shumë herë më e madhe brenda zonave të mbrojtura, kërkohet të jepet me qira të ulët.

Bëhet fjalë për 2500 metra katror toke, në Parkun e Drilonit, në Tushemisht të Pogradecit. Sipas dokumentit të njoftimit, vlera dysheme për detyrimin e qirasë është 172,600 lekë në muaj, ndërkohë që mbi 1800 metra katror të pronës janë funksionale për ushtrimin e veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit.

(Kliko këtu për të lexuar planin e menaxhimit të Butrintit

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet butrinti jepet me koncension butrinti jepet me koncension

Sondazh

Poll