Aktualitet

Pjesë e grupit të Amant Josifit/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Dubai, përfitoi miliona euro përmes mashtrimit nga call center (EMRI)

Në pranga është vënë Merxhan Çeliku, pjesë e grupit të Amant Josifit të cilët përfituan rreth 6.1 milionë euro duke mashtruar shtetas nga Shqipëria, RMV-ja, Gjeorgjia dhe Ukraina.

4 Mars 2024, 14:16 Nga r.ll
Pjesë e grupit të Amant Josifit/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar
merxhan celiku

TIRANË- Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Dubai, pasi akuzohet nga GJKKO si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që përfitonte shuma të mëdhaja parash nëpërmjet mashtrimit.

Në pranga është vënë Merxhan Çeliku, pjesë e grupit të Amant Josifit të cilët përfituan miliona euro duke mashtruar shtetas nga Shqipëria, RMV-ja, Gjeorgjia dhe Ukraina.

Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 32-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pritet ekstradimi i Çelikut në Shqipëri.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit/Operacione të njëpasnjëshme me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të lokalizuar dhe kapur shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilët i fshihen drejtësisë shqiptare.

Informacioni i siguruar nga Policia e Shtetit, mundëson finalizimin në Emiratet e Bashkuara Arabe, të operacionit policor të koduar “Platformat”.

I akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që përfitonte shuma të mëdhaja parash, duke mashtruar shtetas nga Shqipëria, RMV-ja, Gjeorgjia dhe Ukraina, nëpërmjet thirrjeve telefonike, vihet në pranga 32-vjeçari.

Në vijim të punës së kryer në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion se një shtetas i akuzuar nga GjKKO-ja, për mashtrim të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshihej në Emiratet e Bashkuara.

Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët, nëpërmjet koordinimit të Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit, ka mundësuar finalizimin në Emiratet e Bashkuara Arabe, të operacionit policor të koduar “Platformat”. Gjatë operacionit u bënë të mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit M. Ç., 32 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 32-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Grupi ku dyshohet se merrte pjesë shtetasi M. Ç., akuzohet se nëpërmjet thirrjeve telefonike, ka mashtruar shtetas nga Shqipëria, RMV-ja, Gjeorgjia dhe Ukraina, për të investuar në tregje online. Nga mashtrimet, grupi i strukturuar kriminal ka përfituar shuma të mëdhaja parash.

Vijon bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

merxhan çeliku dubai

Sondazh

Poll