Art&Argëtim

VIDEO/ Reperja e njohur shtatzënë përfshihet në një sherr në restorant

Në video reperja shihet me flokët e prera shumë shkurt dhe një fustan të zi pas trupit që vë në dukje barkun e rrumbullakosur të shtatëzënisë.

4 Mars 2024, 12:39 Nga S.B
VIDEO/ Reperja e njohur shtatzënë përfshihet në një
Bhad Bhabie

SHBA- Reperja e njohur 20-vjeçare Bhad Bhabie u përfshi në një përleshje në West Hollywood. Nga pamjet duket reperja duke ngrënë në 'Toca Madera' me të dashurin e saj Le Vaughn dhe disa miq. Në video reperja shihet me flokët e prera shumë shkurt dhe një fustan të zi pas trupit që vë në dukje barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë.

Dukej sikur ajo nuk ishte viktimë e ndonjë dhune, por dëshmitarët okularë janë shprehur se ajo mund të ketë qenë një nga nxitëset e sherrit. Dëshmitarët thanë se gjërat filluan të shkonin për keq kur Bhabie dhe i dashuri i saj filluan të debatonin, gjë që supozohet se kulmoi me goditjen e saj me shuplakë. Sipas dëshmitarëve, njerëzit në tavolinën e saj vunë re klientë të tjerë që po regjistronin debatin mes çiftit, dhe pikërisht atëherë nisi përplasja fizike.

Një përfaqësues i nënës së ardhshme tha: Danielle thjesht po përpiqej të hante një darkë relaksuese me miqtë e saj. Çështja ishte se këto gra të dehura po filmonin Danielën dhe festën e saj dhe më pas filluan t'i bërtisnin. Danielle po debatonte sepse i dashuri i saj po përpiqej të ishte mbrojtës dhe t'i ndalonte këta njerëz që ta ngacmonin dhe filmonin.

bhad bhabie reperja perfshihet ne sherr

Sondazh

Poll