Aktualitet

Reshje shiu dhe temperatura mesatare, parashikimi i motit për sot

Reshjet e dëborës do të jenë prezente në Alpe, në verilindje në lartësinë mbi 1400m dhe në juglindje mbi lartësitë 900m me intensitet të ulët deri mesatar.

4 Mars 2024, 07:01 Nga N.F

Reshje shiu dhe temperatura mesatare, parashikimi i motit për sot

Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Korçë, në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje të dobëta. Reshjet e dëborës do të jenë prezente në Alpe, në verilindje në lartësinë mbi 1400m dhe në juglindje mbi lartësitë 900m me intensitet të ulët deri mesatar.


Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 21 °C 

në vendet e ulëta: 12 / 22 °C

në vendet malore: 8 / 16 °C

Era ditën e Hënë shfaqet intensive dhe problematike me drejtim nga kuadrati I jugut 2-9m/s, ndërsa në bregdet e lugina 11-17m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 3-5ballë
Ditët e tjera era ndryshon drejtimin dhe ul intensitetin duke u bërë për pjesën më të madhe të kohës me drejtim juglindje-veriperëndim 1-6m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.

parashikim moti reshje

Sondazh

Poll