Aktualitet

Agravon sherri në një restorant në Selanik, klienti plagos me thikë kuzhinierin shqiptar

Ngjarja është regjistruar pas një debati mes tyre. Kuzhinieri shqiptar është shtruar me plagë në bark në spitalin “Papageorgiou”.

4 Mars 2024, 07:40 Nga N.F

Agravon sherri në një restorant në Selanik, klienti plagos me

Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- Një incident është regjistruar në një restorant në Selanik të dielën ku një klient ka goditur me thikë kuzhinierin 65-vjeçar të dyqanit. Ngjarja është regjistruar pas një debati mes tyre. Kuzhinieri shqiptar është shtruar me plagë në bark në spitalin “Papageorgiou” .

Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur rreth orës 17:00 të së dielës, kur për një arsye të panjohur, klienti ka debatuar me kuzhinieren shqiptare dhe më pas e ka plagosur me thikë në bark. Pas ngjarjes autori është larguar nga restoranti.

Personat e biznesit kanë njoftuar EKAV-in dhe ekipet e shpëtimit që kanë shkuar në vendngjarje kanë njoftuar policinë për kuzhinierin që ka marrë plagë nga një send i mprehtë.

 

selanik plagosje shqiptar

Sondazh

Poll