Politike

Rama ndan pamjet nga montimi i dronëve Bayrakar: Do bëjnë fluturimin e parë në bazën ajrore të Kuçovës

Gjatë ceremonisë do të ketë gjithashtu edhe një spektakël në ajër të fluturimit të avionëve.

4 Mars 2024, 08:03 Nga r.ll
Rama ndan pamjet nga montimi i dronëve Bayrakar: Do bëjnë
dronet bajraktar

KUÇOVË- Sot pritet të inagurohet baza ajrore në Kuçovë. Lidhur me këtë kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video, ku shihet montimi i dronëve Bayraktar. Ai shkruan se këto dronë do bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë

“Mirëmëngjesi dhe me disa momente nga montimi i dronëve Bayraktar, që do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Në ceremoninë përshëndetëse do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe përfaqësues të aleancës së NATO-s. Gjatë ceremonisë do të ketë gjithashtu edhe një spektakël në ajër të fluturimit të avionëve.

Rindërtimi për bazën ajrore të Ku֛çovës nisi në janar të vitit 2022. Ish baza e epokës komuniste e ndërtuar me punë vullnetare në 1952, për t’i shërbyer Traktatit të Varshavës, shtatë dekada më pas do i shërbejë operacioneve të Aleancës Atlantike.

edi rama baza ajrore ne kuçove

Sondazh

Poll